RENEA në bulevard, sulmon studentët me plumba gome

Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të mbetet në pikat më të nxehta të përplasjeve, ndërsa tensionet kanë arritur nivele tejet alarmante.

Pas orëve të plota me gaz lotsjellës, ujë me presion, molotovë dhe shoqërime masive, në terren janë regjistruar momente edhe më kritike.

Dy efektivë të forcave të rendit janë filmuar teksa mbajnë në duar armët e pajisura me plumba gome, duke i drejtuar drejtpërdrejt në shenjë kundër grupeve të të rinjve dhe protestuesve të pranishëm.

Sakaq në terren kanë zbarkuar edhe forcat RENE, ndërsa këto pamje dëshmojnë përshkallëzimin e rrezikshëm të masave të dhunshme të përdorura në terren.

Ndërkohë qindra qytetarë vijojnë të mbeten të ekspozuar ndaj rrezikut të lëndimeve fizike nga përdorimi i armëve me plumba gome në distancë të afërt.

About Redaksia

Check Also

Edi Rama kërkon gjak e viktima!/ Berisha: Dorëhiqu urgjentisht, mos e ço Shqipërinë drejt konfliktit civil!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama …