I erdhi fundi/ Rama inkurajon policinë për dhunën barbare dhe sulmon studentët!

Pas protestave madhështore në të gjithë Shqipërinë dhe pas dhunës barbare të policisë ndaj të rnjve, kreu i qeverisë Rama ka thirrur policinë në një takim bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Ervin Demo për tu dhënë zemër e mbështetje në dhunën e tyre ndaj shqiptarëve që të mbrojë regjimin e tij bandit dhe hjadut,

Ai ka sulmuar ne mënyrë vilgare edhe të rinjtë që protestojnë. ‘Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para’.

Rama: Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. Me këtë nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet sepse në momentin kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur fiton ky atëherë logjika e këtij bëhet vetë shteti. E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen.

Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj forcave të errëta.

Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision të shkatërrojnë.

About Redaksia

Check Also

Dhuna policore në protesta/ Reagimi i fortë i PE: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me protestat e fundit në …