Nis grumbullimi i të rinjve në sheshin “Skënderbej”

Një grup të rinjsh janë mbledhur që në orët e mëngjesit të sotëm në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në pritje të protestës që pritet të nisë rreth mesditës.

Të rinjtë dëgjohen duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa disa prej tyre janë ngjitur mbi bazamentin e bustit të heroit kombëtar Skënderbeu, ku valëvisin flamurin shqiptar.

Mbledhja e tyre vjen në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim sheshit t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

About Redaksia

Check Also

Dhuna policore në protesta/ Reagimi i fortë i PE: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me protestat e fundit në …