Nga Iva V.GRILLO
1). Qytetarët shqiptarë kanë mision të rrëzojnë një regjim, e jo t’i përshtaten teorive akademike të Ypit, X-it apo Y-it
2). Zonjës Ypi mund t’i interesojë t’a trajtojë hallin e shqiptarëve nën ombrellën e “internacionalizmës”, por barazimi i protestave të qytetarëve shqiptarë me ato të vendeve të tjera në Evropë është i pasaktë: qëllimet janë të ndryshme, konteksti është i ndryshëm. Nuk dimë të ketë ndonjë narkoshtet tjetër në Evropë, përveç Shqipërisë.
3). Jo nuk kemi dëshirë të jemi as “fanar” për Evropën e as “kavie laboratori” për zonjën Ypi, se kemi halle të tjera: jemi në zgrip të mbijetesës si shoqëri e si komb.
Na vjen keq që nuk e kënaqim dot zonjën Ypi dhe që nuk po sillemi si heronjtë e ëndrrave të saj.
Zonja Ypi dhe dishepujt e vet duhet të gjejnë ndonjë popull tjetër ku “të ngjyejnë kafshatën” e tyre ideologjike …
Shqiptarët janë të vendosur që ta mbyllin përgjithnjë me eksperimentet e aventurierëve!

Gazeta RD