Të rinjtë në Lezhë bojkotojnë mësimin, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”

Një grup të rinjsh në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste.

Të rinjtë po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.

Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.

Protestat e të rinjve në Lezhë vijojnë kështu edhe në këtë fillimjave, duke shoqëruar situatën me bojkot të mësimit dhe marshime në qytet.

About Redaksia

Check Also

Dhuna policore në protesta/ Reagimi i fortë i PE: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me protestat e fundit në …