Rama jep dorëheqjen!/ Nis revolta në Shkodër, gjimnazistët bojkotojë mësimin!

Revolta studentore ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Shkodër, ku të rinjtë gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Shqipëria e shqiptarëve”, të rinjtë kanë qëndruar përballë bashkisë së Shkodrës dhe më pas kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë, në ditën e shtatë të revoltës studentore që nisi në Tiranë.

Protesta në Shkodër vjen në një kohë kur pakënaqësia e të rinjve po shprehet përmes demonstratave dhe kërkesave për ndryshim në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama, koha jote ka mbaruar! Kërcënimet ndaj studentëve, të rinjve dhe prindërve të tyre, nuk trembin askënd

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Edi …