Berisha: Revolta studentore është shpëtimi i Shqipërisë! Skapi ishte dhe mbeti organizatë e shpifur e PS

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, revolta studentore është shpëtimi i Shqipërisë! Kreu i PD theksoi se, Skapi ishte dhe mbeti organizatë e shpifur e PS.
Berisha: Tjetër.
“Taos, do të marrësh prokurorin Vath Staka”.
A e dini ku është Vath Staka sot? Anëtar i KLP-së, i qeverisë së prokurorëve.
“Dhe do shkosh të lirosh dy personat e arrestuar sepse i vunë nën shalën e biçikletës Lulzim Kullës, tritolit”.
Dhe tritoli ra, siç e dini ngjarjen, ra nën shalë poshtë, eksplodoi, plagosi atë, por ai mund të vriste dhjetëra qytetarë. Ishte një akt i mirëfilltë terrorist.
Dhe Vath Staka, anëtar i KLP, që e mbrojnë këta.
Na thoni pak, çfarë janë këta atëherë? Çfarë janë këta që paguhen me 7 mijë euro në muaj? 7 mijë euro nga paratë tuaja, nga taksat tuaja qytetarë marrin në muaj.
Çfarë janë këta? A janë këta bashkëpunëtorë në krim? E kanë në dosje!
Dhe Tao vazhdon, drejton grupin e Partisë së Krimit, madje dy javë më parë desh t’i fusnin gishtin edhe Niko Peleshit, ta hiqnin e ta vinin Taon kryetar parlamenti.
Po, e vërtetë është, me dokumente.
Tani, kjo është, dhe këta mblidhen çdo natë Lubia, ky, dhe Uluziu, i cili është i zi në shpirt, i zi në çdo gjë, që merr çantat nga çunat me 500 mijë euro, po tani i duhet dhe çanta Louis Vuitton. Ai thotë për shoqen, por e kuptoni vetë ju, nuk hyj unë në ato punë po.
Më duhet dhe një Louis Vuitton. Pra, këto janë.
Ndaj dhe revolta studentore është shpëtimi i Shqipërisë.
Por në këtë mes, ky institucion kushtetues, mund të kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në interesin më të mirë të shoqërisë shqiptare dhe të Shqipërisë.
Por ky institucion është shndërruar në një organizatë partie.
Ky institucion ka gëzuar mbështetjen më të madhe ndërkombëtare. Keni parë ju këtu ministra të jashtëm, zyrtarë të lartë të disa vendeve, jo të një vendi, të vijnë e të shprehin mbështetje dhe solidaritet për misionin e tyre.
Kurse këta ishin dhe mbetën një organizatë e shpifur e Partisë Socialiste.

About Redaksia

Check Also

Revolta studentore/ Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

Kanë nisur tensionet në protestën studentore përpara ministrisë së Arsimit. Të rinjtë u mblodhën sikurse …