Të rinjtë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të revoltës studentore. Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë, ndërkohë bëjnë thirrje kundër qeverisë.
Një gjimnaziste e vitit të tretë, duke folur për News24, deklaroi se të rinjtë po detyrohen të largohen nga Shqipëria, ndërsa tregoi se familja e saj nuk e di që ajo ndodhet në protestë, pasi ka frikë nga reagimet.
“Duam të drejtat tona. Po na i vjedhin. Po na bëjnë që të ikim me zor jashtë shtetit. Si flenë gjumë ata policë, kur kanë fëmijë dhe vetë? Si nuk i vjen keq?! Jam gjimnaziste e vitit të tretë.
S’e di asnjë nga familja ime që jam këtu. Kanë frikë nga ata që janë rreshtuar aty për të na rrahur ne. Ku do e kenë fytyrën ata që na rrinë përballë? Oficeri i shkollës sot na kërcënoi hapur se do të përjashtoheshim nga shkolla nëse i bashkoheshim protestës.
Këto reagimet e Ramës janë kërcënime të pavlera. Do e shohë ai nesër, kur të bjerë nga pushteti, se kush është rinia shqiptare”, u shpreh gjimnazistja.
Gazeta RD