Berisha: Rama foli me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner përdori çdo fyerje kundër të rinjve

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi, tha se, Rama foli sot me gjuhën e të atit xhelat, si një narkobandit ordiner ai përdori çdo fyerje kundër të rinjve.

Berisha: Sot Padrinoja i Shqipërisë, kreu i narkoshtetit, nisi ditën me një ligjëratë, e cila ngjante si dy pika uji si e shkruar nga i ati i tij xhelat, që me gjakftohtësi firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë për vargjet e tyre.

Ai nisi ditën e punës si bastard i tij, por dhe nip i një xhelati tjetër të diktaturës që kërkonte të fuste tanket dhe mitralozat studentëve në vitet ’90.

Sot, Edi Rama me gjuhën e një narkobanditi ordiner, përdori çdo etiketë kundër studentëve, kundër gjimnazistëve që në të vërtetë janë në një mision liberator, në një mision të vërtetë çlirimtar të një populli nga diktatura më e egër që ai ka njohur në histori, ng diktatura e bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e qytetarëve.

Edi Rama i quajti studentët dhe gjimnazistët të pashkollë, i quajti injorantë, i quajti njerëz të gurit, i quajti dhe terroristë.

Bëri gjithçka për të krahasuar këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët me ANTIFA-n, duke krahasuar veten me Macronin dhe burra shteti të tjerë.

Ky është një birbo, ky është një diktator i pacipë, i pafytyrë, i pamoral.

Asnjë nga kryetarët e shteteve që citoi nuk ka përzënë në 10 vite nga vendi mbi 50 përqind të të rinjve të vendit të tij me politikat e ndjekura.

Asnjë nga kryetarët e shteteve që përmendi nuk ka përzënë nga vendi i tij mbi47 përqind të popullit të tij.

Asnjë nga shtetarët që përmendi, dhe duhej të lante gojën kur i përmendte, nuk ka mjeruar në 10 vite popullin e tij dhe shndërruar ekonominë e vendit në ekonominë më të konsoliduar të drogës në Evropë dhe në botë.

Asnjë!

Edi Rama dëshmoi me fjalën e sotme se ai është po aq larg shqiptarëve dhe problemeve të tyre sa ç’ishte diktatori marksist leninist Enver Hoxha.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …