Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, a keni një koment në lidhje me opsionin e hedhur nga kandidati për president austriak për një dorëheqje të negociuar të kryeministrit Edi Rama me qëllimin që ai të zhvendoset në Austri, pa të drejtë të kthimit në Shqipëri dhe pjesëmarrje në politikë më?
Sali Berisha: Partia Demokratike ka shpallur dje në mënyrë të qartë qëndrimet e saj.
Së pari, ajo kërkon largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqje të menjëhershme.
Së dyti, krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reformën zgjedhore.
Së treti, asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimin e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton, nuk mund të ketë asnjë amnisti. Nënkupton që ata që kanë vjedhur, dhe sot në Europë nuk ka një të dytë që të ketë vjedhur sa Edi Rama dhe familjarët e tij, do vendosen para ligjit.
Natyrisht, kandidati për president i Austrisë është njohës i Shqipërisë dhe i rajonit. Propozimet e tij, sugjerimet e tij, kanë si qëllim parandalimin e një përshkallëzimi, duke ditur ligësinë, keqësinë shpirtërore dhe karakterin pervers të Edi Ramës.
Por qëndrimi im është ai që thashë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë amnisti për veprën penale të korrupsionit.
Gazeta RD