DREJTUESJA E DEP. TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA DEKLARATË PËR MEDIA
Ndërhyrja e policisë në universitetin e Vlorës, dhe ndalimi i disa studentëve, është akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë.
Dhuna e forcave të policisë synon fashitjen e protestës historike të të rinjve, ndërkohë që studentët e gjimnazistët e Shqipërisë po përballen çdo ditë me dhunë çnjerzore, arrestime – kjo është pasqyra më besnike e frikës që ka mbërthyer kreun e pushtetit E. Ramën!
Kërkojmë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës të marrë menjeherë masat e duhura ndaj policëve që dhunuan unversitetin Ismail Qemali, si dhe të mbajë pergjegjesi institucionale ndaj këtij akti që kanos tempullin e dijes e të formimit të qyetarëve të lirë – mision kryesor i të cilit është formimi qytetar dhe garantimi ligjor i së drejtës për të shprehur i lirë kundërshtitë dhe për të protestuar.
E drejta për të protestuar është e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe nuk mund të trajtohet si cenim i rendit vetëm për shkak se shpreh kundërshtim ndaj pushtetit. Policia ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve, jo të përdoret si mjet presioni ndaj studentëve.
I kërkojmë Prokurorisë në Vlorë të nisë menjëherë hetimin për të vënë para drejtësisë drejtuesit që urdhëruan dhunën dhe ata që e ushtruan atë ndaj studentëve në universitet .
Neni 5 i Ligjit 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë – përcakton Rolin e shtetit në arsimin e lartë.
Pika ‘dh’ e këtij neni përcakton qartësisht se shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cenimi i paprekshmerise së institucioneve te arsimit të lartë ndëshkohet sipas legislacionit në fuqi.”
Edhe njëherë u bëjmë thirrje prindërve dhe pedagogëve të vihen në krah të studentëve dhe gjimnazistëve, jo të regjimit, i cili në vend që t’i dëgjojë dhe kuptojë të rinjtë i dhunon dhe përcmon ata.
Gazeta RD