Një i moshuar ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, në zonën e Rrugës së Barrikadave.
Ndërkohë, në minutat e fundit, protesta është shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe efektivëve të Policisë.
Nga ana e protestuesve janë hedhur gurë, fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të uniformave blu.
Policia është kundërpërgjigjur me autobotë uji dhe gaz lotsjellës.
Gazeta RD