Policia grumbullon protestuesit në selinë e PS, banditët e Ramës i dhunojnë dhe i dërgojnë në qeli

Përshkallëzimi i revoltës popullore në ditën e saj të shtatë ka sjellë një blindim total të qendrës së kryeqytetit nga trupat e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Burime nga terreni raportojnë për shoqërime me forcë dhe dhunë të protestuesve në selinë qendrore të Partisë Socialiste.

Furgona të shumtë të policisë kanë rrethuar të gjithë perimetrin përreth Ministrisë së Brendshme, si dhe hyrjen kryesore të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Trupat e policisë po ushtrojnë kontroll të rreptë dhe arrestime të menjëhershme ndaj çdo grupi të rinjsh që tentojnë të grupohen apo të marshojnë drejt institucioneve qendrore, duke e kthyer zonën në një rrethim të mirëfilltë policor.

About Redaksia

Check Also

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës për të shtypur protestën rinore, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Një avion ushtarak turk është raportuar të jetë ulur mesditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar …