“Ik që këtu, provokon protestën”, kreu i Sindikatës së Pedagogëve përplaset me vartësen e Ramës

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka kërkuar drejtoreshës së MIA-s, Manjola Hasa, të largohet nga ambientet para Kryeministrisë, duke e akuzuar se po provokon protestën.

“Largohu që këtu, se provokon protestën”, ishte kërkesa e Kovaçit drejtuar përfaqësueses së qeverisë, e cila ishte paraqitur për të përcjellë ftesën për dialog.
Pas bisedës me kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Manjola Hasa është zhvendosur në një pjesë tjetër të Kryeministrisë, ndërsa vijon të qëndrojë në ambientet e jashtme të godinës.

About Redaksia

Check Also

“Rama jep dorëheqjen!”/ Pedagogë, studentë dhe qytetarë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur marshimi i pedagogëve dhe studentëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pasi qëndruan për …