Reagon PD Vlorë: Rektore e Universiteti apo shërbëtore besnike e Edi Ramës?

Reagimi i Partise Demokratike Dega Vlore, nga nenkryetarja e PD Vlore Eralba Kreshpa

AURELA SALIAJ, STUDENTËT PRANGOSEN BRENDA GODINAVE TË UNIVERSITETIT, NDËRSA JU HESHTNI!

Zonja Saliaj, kolegët tuaj në fakultetet e Tiranës iu bashkuan studentëve në protestë. Po ju, pse jo?

Sot, në Universitetin e Vlorës, studentët po përballen me policinë brenda godinave universitare, ndërsa raportohet për prangosjen e tyre për shkak të protestës. Një situatë që ngre pikëpyetje serioze për respektimin e të drejtave kushtetuese dhe autonomisë universitare.

Çfarë kërkon policia brenda universitetit? Çfarë krimi po heton në auditorët e dijes?

Universiteti nuk është vend krimi! Është tempulli i dijes, ku të rinjtë duhet të mësojnë të mendojnë lirshëm, të ngrenë zërin dhe të kundërshtojnë padrejtësinë.

Prania e policisë brenda ambienteve universitare dhe ndalimi i studentëve përbëjnë një situatë që kërkon shpjegim të menjëhershëm. Një institucion arsimor nuk mund të trajtohet si skenë krimi vetëm sepse studentët protestojnë.

Zonja Saliaj, ku jeni ju? Pse nuk jeni në krah të studentëve tuaj?

Ata ju besuan votën e tyre. Sot, kur kanë nevojë për mbrojtjen tuaj, ju duhet të flisni, të kërkoni sqarime dhe të mbroni autonominë e institucionit që drejtoni.

Kolegët tuaj në Tiranë zgjodhën të qëndrojnë pranë studentëve. Ju, përkundrazi, përballeni me një pyetje që nuk mund ta shmangni: pse nuk jeni në krah të të rinjve që po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për protestë?

Sot po mbroni ata që ju luftuan dhe po lini pa mbrojtje ata që ju mbështetën!

A jeni rektore e Universitetit të Vlorës apo një shërbëtore besnike e Edi Ramës?

Nuk ju kërkojmë të mbani anën e opozitës. Ju kërkojmë të mbani anën e studentëve, të ligjit dhe të lirisë akademike.

Policia nuk mund të bëhet përgjigjja e një pushteti ndaj zërit të studentëve. Universiteti nuk është pronë e qeverisë dhe protestuesit nuk janë kriminelë vetëm sepse protestojnë!

Zonja Saliaj, heshtja juaj në këtë moment është një çështje për të cilën komuniteti universitar ka të drejtë t’ju kërkojë llogari.

LIRIA E STUDENTËVE NUK PRANGOSEt!
UNIVERSITETI I VLORËS NUK ËSHTË VEND KRIMI!
UNIVERSITETI ËSHTË I STUDENTËVE, JO I PUSHTETIT!

About Redaksia

Check Also

Nuk ka asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me këtë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se protesta në Tiranë nuk ka asnjë lidhje me …