Terrori policor ndaj protestuesve, një person përfundon pa ndjenja te sheshi “Skëndërbej”

Një person ka mbetur pa ndjenja në sheshin Skënderbej gjatë ndërhyrjes së dhunshme të policisë ndaj protestuesve.

Sipas pamjeve, një burrë është parë i shtirë në tokë, ndërsa rreth tij janë mbledhur qytetarët për t’i dhënë ndihmën e parë.

Kujtojmë se situata në sheshin Skënderbej agaravoi pas grumbullimit të protestueseve, të cilët më herët u shpërndanë nga policia në disa rrugica të qytetit.

Efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe ujë me presion në shesh, dhe gjatë kësaj situate personi në fjalë dyshohet se humbi ndjenjat.

About Redaksia

Check Also

Nuk ka asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me këtë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se protesta në Tiranë nuk ka asnjë lidhje me …