Nuk ka asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me këtë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se protesta në Tiranë nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet në Paris, dhe akuzoi Edi Ramën se dështoi në përpjekjen për të përdorur sulmin ndaj selisë së PD-së për të njollosur protestën dhe për ta paraqitur atë si lëvizje anarkiste. ‘Asnjë lidhje, fare asnjë lidhje’, theksoi Berisha, duke shtuar se kryeministri ‘donte të sillte këtu për të sulmuar selinë agjentë të policisë kriminale të shndërruar në një amalgamë me ekstremistët e majtë’, por ‘tentoi dy herë dhe dështoi’.

Ai akuzoi Ramën se po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet që kanë nxitur protestën, duke renditur ‘korrupsionin e tij, vjedhjet e tij, drogën, zgjedhjet, farsën elektorale’. Sipas Berishës, qëllimi i kryeministrit është t’i paraqesë zhvillimet në Tiranë si një fenomen të ngjashëm me atë në Paris, ndërsa opozita, tha ai, do të vijojë mbështetjen për protestuesit.

Berisha: Kjo ditë e sotme na ngarkon me përgjegjësi edhe më të mëdha.

Ndaj dhe të nderuar kryetarë degësh, të deleguar në degë, koordinatorë, duhet të bëjmë gjithçka në dy parimet që kemi shpallur.

Parimi i parë, ne mbështesim me të gjithë potencialin tonë protestën.

Parimi i dytë, ne mbrojmë me të gjithë potencialin tonë studentët dhe të rinjtë.

Mbështetja e protestës kërkon angazhimin e të gjitha burimeve njerëzore të mundshme për t’i nxjerrë në protestë.

Ne kemi përgatitur një fletëpalosje, do të krijohen grupet e punës dhe do të shpërndahet në çdo derë, në çdo familje, në çdo lagje.

Do të bëjmë gjithçka për mobilizimin maksimal të qytetarëve, të të rinjve, të prindërve në mbështetje të gjimnazistëve, të rinjve dhe qytetarëve në protestë.

Është rruga e vetme për ta përcjellë sa më shpejt këtë monstër, se ky nuk është njeri, është një monstër njerëzore, nga ajo kryeministri.

Çdo ditë që kalon, Shqipëria paguan koston më të lartë prej tij.

Çdo ditë që kalon është një ditë më e rëndë për shqiptarët.

Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka për pjesëmarrjen më maksimale të qytetarëve në këtë protestë.

E them edhe njëherë, ne jemi në protestë, nuk mohojmë asgjë.

Asgjë në botë nuk na ndan ne nga protesta.

Dështuan.

E patë ju, Edi Rama donte të sillte këtu për të sulmuar selinë agjentë të policisë kriminale të shndërruar në një amalgamë me ekstremistët e majtë.

Dështoi!

Tentoi dy herë dhe dështoi.

Dhe në fund në shkelje flagrante të Kushtetutës dhunoi selinë duke futur narkobanditë me uniformë.

Vetëm e vetëm, edhe njëherë, vetëm e vetëm që të justifikojë, të argumentojë tezën e tij të rreme se kjo është një ANTIFA, se këta nuk e kanë hallin tek korrupsioni i tij, tek vjedhjet e tij, tek droga, tek zgjedhjet, tek farsa elektorale, por këta janë anarkistët e shkatërrimit.

Kjo është e gjithë përpjekja e tij për t’i thënë komunitetit ndërkombëtar se ajo që po ndodh në Paris erdhi edhe në Tiranë.

Asnjë lidhje, fare asnjë lidhje.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona për të dhunuar protestuesit

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po sigurohen selia e Partisë …