Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar si një përpjekje mjerane tentativën e Edi Ramës për të paraqitur studentët dhe gjimnazistët që marrin pjesë në protestë si pjesë të lëvizjes ANTIFA. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion, abuzime me fondet publike dhe asgjësimin e zgjedhjeve të lira, duke theksuar se protesta është e diktuar nga ‘plaçkitja e proporcioneve të papara të buxhetit dhe pasurive publike’.
Berisha tha s, opozita do të vijojë mobilizimin në mbështetje të protestuesve, ndërsa paralajmëroi grupet që, sipas tij, po përpiqen të manipulojnë lëvizjen.
Berisha: Nuk ka kryetar shteti apo kryeministër në Evropë që të ketë vjedhur me firmën e tij siç ka vjedhur Edi Rama miliarda nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Që të ketë bërë punë publike si qeveri me çmim 10 fish më shumë se çmimet në BE. Është manual, në botë janë dy manuale, një evropian dhe një amerikan, fillon me çdo gjë të ndërtimit, mund të kenë edhe kinezët një të tyre.
Nuk ka një të dytë si Edi Rama që ta përdorë agjencinë e teknologjisë së informacionit me Lindat e tij për të vjedhur qindra e qindra milionë euro dhe për të survejuar dhe përgjuar çdo kundërshtar politik dhe absolutisht të gjitha ambasadat e huaja në kundërshtim të hapur me Konventën e Vjenës.
Dhe kjo me dëshmitarë.
Nuk ka një të dytë në Evropë që të ketë transportuar me qindra valixhe diplomatike plot me euro nga Tirana në Bruksel dhe të mos pranojë komisionin hetimor parlamentar.
Nuk ka një të dytë në Evropë që të presë terroristët e Sinaloas dhe t’u japë licencë kazinoje dhe hoteli me pesë yje. Apo që të shkojë vetë apo të dërgojë qeveritarët në Aruba.
Nuk ka, është unik.
Kjo protestë është kryekëput e diktuar nga plaçkitja e proporcioneve të papara të buxhetit dhe pasurive publike.
Është e diktuar kryekëput nga ndërtimi i narkoshtetit dhe asgjësimi i zgjedhjeve të lira.
Pra, përpjekja e tij për të paraqitur si ANTIFA studentët shqiptarë dhe gjimnazistët është një përpjekje mjerane që e kanë kuptuar të gjithë.
Është kuptuar kjo.
Ndaj dhe mobilizimi ynë i madh për mbështetjen më maksimale të kësaj proteste.
Përpiqen ta manipulojnë, zero, dështim i madh.
Përdor ato grupe kriminale që përdori në protestën e parë. Nuk do i ecë.
Dhe unë i paralajmëroj se në mënyrë absolute janë në vëzhgimin e opozitës.
Ta dinë mirë.
24 orë mbi 24 orë dhe nuk mund të bëjnë kurrë atë që bënë në protestën e parë. Jago të vërtetë. Protestuan muaj e muaj duke bërtitur ‘Rama jep dorëheqjen’ dhe në fund dolën me tezat ‘ne protestojmë, Ramën e korrigjojmë’.
‘Ai na dëgjon dhe ne e korrigjojmë’.
Prandaj dhe i paralajmëroj se në mënyrë absolute nuk do mund të përmbushin misionin që përmbushën në protestën e parë.
Të heqin dorë, po të duan protestë, ajo është e hapur, bulevardi dhe protesta është e qytetarëve, por grupet ekstremiste të majta, shërbëtorët e Edi Ramës që ushqehen me dhjetëra milionë euro nga paratë, të cilët duhet t’i marrin qytetarët shqiptarë dhe i marrin në mënyra të ndryshme, ata do të dështojnë bashkë me patronin e tyre.
Janë çirakë, janë thjesht çirakë.
Gazeta RD