Protestat/ Reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Autoritetet të dëgjojnë të rinjtë

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Përmes një deklarate, Türk thekson se dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt është rruga e vetme për të dalë nga situata, ndërsa u kërkon autoriteteve të angazhohen veçanërisht me të rinjtë dhe të dëgjojnë shqetësimet e tyre.

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt”, shprehet ai.

Zyrtari i OKB-së nënvizon gjithashtu se shtetet duhet të zhvillojnë një dialog kuptimplotë dhe konstruktiv me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet që lidhen me të drejtat e njeriut.

Në fokus të këtyre shqetësimeve janë arsimi, shërbimet publike, strehimi, rritja e kostos së jetesës dhe pabarazia.

Reagimi i Türk vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej ditësh, me kërkesa që lidhen me gjendjen në arsim, korrupsionin dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë kanë shoqëruar tubimet e fundit, duke rritur tensionet në kryeqytet.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona për të dhunuar protestuesit

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po sigurohen selia e Partisë …