Studentët shpalosin banderolën te Politekniku: Sot vendosim ne!

“Rroftë rinia e lirë. Sot vendosim ne!” është mesazhi i banderolës së shpalosur sot nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku ka nisur protesta e tyre, e mbështetur edhe nga pedagogët.

Tubimi zhvillohet ndërsa Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe kërkesat e tyre.

Studentët kundërshtojnë dialogun e propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk mund të flasë Rama për dëme kur vetëm në punë publike ka vjedhur mbi 12 miliardë euro

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kryesisë ka akuzuar Ramën për abuzimet dhe …