“Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri”/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, reagoi në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Eurodeputeti gjerman, zëdhënës i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane, thekson se shqiptarët po protestojnë prej shumë kohësh kundër korrupsionit dhe qeverisë.

“Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler.

Eurodeputeti gjerman ishte në krye të vëzhguesve në zgjedhjet që u zhvilluan vitin e kaluar në Shqipëri.

Pikërisht për këtë arsye ai deklaron se ka dëshmuar nga afër lidhjet mes partisë shtet dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në atë kohë, Gahler bëri deklaratën e bujshme se ‘krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik në Shqipëri’.

 

About Redaksia

Check Also

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestime të paligjshme!

Nga Boldnews.al Prokurori i Tiranës, Arbër Berexha, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të një grupi të …