Nga dialogu te “dajaku tradicional” me salcë propagande!

Gazetari Lutfi Dervishi ka zgjedhur një mënyrë ironike për të denoncuar dhunën policore, duke e servirur atë si një menu restoranti, ku nga mëngjesi deri në darkë qytetarët përballen me një ofertë gjithnjë e më të pasur me gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime.

Në “Menuja e ditës”, ironia nis me dialogun e mëngjesit, por shpejt kalon te specialitetet e drekës dhe pasdites: ujë e gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome.

Për darkë, menuja bëhet edhe më gjithëpërfshirëse, me arrestime në rrugë, në kafene, në oborrin e kishës dhe në prag të xhamisë.

Por kulmi i ironisë vjen te specialiteti i shefit: “Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.” Një përshkrim që, përmes humorit të zi, godet mënyrën se si dhuna dhe propaganda mund të paraqiten si pjesë e një normaliteti të përditshëm.

Statusi i Lutfi Dervishit

MENUJA E DITËS

Mëngjes: Dialog.

Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës.

Pasdite: Ujë, gaz, shkopinj dhe plumba gome.

Darkë: Arrestime në rrugë, në kafene, në oborr të kishës dhe në prag të xhamisë.

Specialiteti i shefit: Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.

Shënim 1. Paguan një, ha dy për çdo asortiment.

Shënim 2. Menuja ofrohet edhe për turistët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk mund të flasë Rama për dëme kur vetëm në punë publike ka vjedhur mbi 12 miliardë euro

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së kryesisë ka akuzuar Ramën për abuzimet dhe …