Dhuna ndaj protestuesve/ OSBE: Të hetohet menjëherë përdorimi i forcës nga policia!

OSBE ka reaguar, lidhur me dhunën brutale policore që ka shoqëruar protestat e studentëve në këto 9 ditë në vendin tonë.

Përmes një deklarate zyrtare, ambasadori Jan Braathu ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të hetojnë incidentet e raportuara.

Sipas Braathu, me rëndësi mbetet gjithashtu parandalimi i incidenteve të mëtejshme, në lidhje me dhunë e ushtruar nga Policia gjatë protestave.

Ambasadori Jan Braathu, OSBE – Përfaqësuesi për Lirinë e Medias

‘U bëj thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara, përfshirë pretendimet për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga policia.

Po aq e rëndësishme është parandalimi i incidenteve të mëtejshme’.

Image

About Redaksia

Check Also

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës!

Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e …