“Republika e Gysit”, “Republika e Ronit”/ Deputetët e PS votojnë projektligjet, Noka dhe Këlliçi: Ju jeni dele!

Seanca plenare në Kuvend është në një kaos total, me opozitën që ka bllokuar foltoren ndërkohë që socialistët votojnë projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, duke tejkaluar pikën për diskutime.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur edhe një përplasje me socialistët, i mbështetur nga deputetë të tjerë demokratë, pasi tentoi t’u merrte kartonat, por janë penguar nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Në pamje shihet Noka dhe Belind Këlliçi, të cilët të vendosur pranë foltores thërrasin “Republika Gysit”, “Republika Ronit”, “Ju jeni dele”.

About Redaksia

Check Also

Radio publike franceze: Edi Rama akuzohet për lidhje me rrjetet mafioze!

Në Shqipëri, protestat kundër kryeministrit Edi Rama nuk po dobësohen. Që nga fundi i majit, …