Pedagogët dhe studentët vijojnë protestën para Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përballë forcave të shumta të policisë, protestuesit këmbëngulin në kërkesat e tyre, ndërsa kundërshtojnë dhunën policore dhe përgjegjësinë e qeverisë për situatën e krijuar.
Revolta studentore vijon me thirrjen për largimin e Ramës dhe kërkesën për t’i dhënë fund represionit ndaj të rinjve.
Prania e forcave të policisë para Kuvendit nuk i ka ndalur protestuesit, të cilët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.
Gazeta RD