Dorëheqje!/ Pedagogët dhe studentët heqin gardhin metalik para Kuvendit, policia kordon për t’i penguar

Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestën e qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve.

Pavarësisht heqjes së gardhit, forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kuvendit, ku kanë krijuar një kordon për të penguar kalimin e protestuesve.

Në protestë janë mbledhur qytetarë, studentë dhe pedagogë, të cilët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të parashtruara.

Prania e shtuar e policisë dhe kordoni i vendosur përpara Kuvendit shënojnë masat e marra nga autoritetet për kontrollin e situatës gjatë protestës.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e të përndjekurve politikë/ Të shtunën në ora 10.00 mbështesim protestën kombëtare të thirrur nga studentët

Shkëlqim LEPENICA Të Përndjekurit Politikë, në Këmbë Kundër Narkoshtetit të Pinjollit të Diktaturës Edi Rama! …