Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se kryeministri Edi Rama gaboi duke u treguar shumë i butë ndaj protestuesve në Shqipëri dhe se do ta ketë shumë të vështirë të fitojë nëse detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë. Dhe ata tani… nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë.”, pohoi Vuçiç.
Në këtë kontekst, ish-presidenti serb ka paralajmëruar rrezikun e humbjes së zgjedhjeve për Ramën, ndërsa ka mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj tij përballë protestave.
Gazeta RD