Sot, Kryesia e Partisë Demokratike, Dega Kukës, zhvilloi një mbledhje të zgjeruar, ku në fokus ishte mbështetjen ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe të gjithë brezit të ri, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e vendit tonë.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e krijuar gjatë dhjetë ditëve të protestave në Tiranë dhe për shqetësimin e thellë që ngjall dhuna e ushtruar ndaj studentëve dhe të rinjve nga efektivë të Policisë së Shtetit. Çdo qytetar, veçanërisht çdo i ri, ka të drejtën të protestojë, të shprehë pakënaqësitë e tij dhe të kërkojë një të ardhme më të mirë.
“Çdo dhunim i dokumentuar ndaj studenteve duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur institucionale. Ne besojmë se të rinjtë meritojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të kenë mundësi të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Prindërit, familjet dhe e gjithë shoqëria duhet të qëndrojnë pranë tyre, duke mbështetur të drejtën për protestë dhe për të kërkuar llogaridhënie, drejtësi dhe ndryshim” t huhet në mesazhin e shpërndarë.
PD Dega Kukës, do të jetë në mbështetje të studentëve, gjimnazistëve dhe brezit të ri për kauzat e tyre të drejta, duke qëndruar në krah të çdo qytetari që kërkon një Shqipëri më demokratike, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të ardhmen.
Gazeta RD