Të rintjë kanë mbushur edhe sot në mbrëmje bulevardin para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Situata në bulevard është e qetë. Ndërkohë autoboti I vendosur në krah të kryeministrisë ka hedhur ujë ndaj disa të miturve.
Sot paradite në ditën e dhjetë të protestave, studentë dhe pedagogë u mblodhën fillimisht para Parlamentit, ku me anë të sloganeve të ndryshme kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë së tij.
Më pas u mblodhën para kryeministrisë.
Gazeta RD