Policia hedh ujë me presion e gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në Bulevard

Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Efektivët kanë hedhur ujë me autobotë në drejtim të protestuesve, si dhe gaz lotsjellës.

Policia ka nxjerrë në bulevard tashmë autobotin me ujë.

Efektivët kanë bllokuar zonën pranë Kryeministrisë, duke larguar protestuesit në një tjetër zonë.

Sot ka qenë një ditë e gjatë për protestuesit. Studentët dhe qytetarët kanë protestuar që në orën 09:00, kur nisi punën parlamenti. Edhe në Kuvend kishte tensione mes palëve, ku u diskutua pikërisht për protestën.

About Redaksia

Check Also

“The Economist”: Protestat në Shqipëri shënojnë fillimin e fundit të Ramës!

Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i …