I sëmuri nxjerr sërish “gurët” para Kryeministrisë: Dialog ose burg!

Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit.

Këtë mëngjes, ai ka vendosur sërish gurët e betonit para Kryeministrisë me mbishkrimet “dialog” duke bërë thirrje që protestuesit të ulen. Sipas Ramës, protestuesit duhet të ulen për dialog, përndryshe do të përballen me ligjin.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta.

Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar këtu terrorin e antifas dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh” shprehet Rama.

About Redaksia

Check Also

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke ju përgjigjur deklaratës së kreut të qeverisë, i cili …