Gjatë fjalës së tij, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, u shpreh se pedagogët janë në krah të studentëve dhe kërkoi bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre.
“Është një ndërgjegjësim ndërkombëtar që ndodh me intelektualët e Shqipërisë. Duhet të jemi më të bashkëpunuar për këtë kauzë kaq të fortë”, u shpreh ai.
Më tej, Kovaçi theksoi se sindikata është e përqendruar te studentët dhe kërkoi t’i jepet fund asaj që ai e cilësoi si diktat në universitete.
“Ne jemi sindikata e universiteteve, jemi të përqendruar te studentët dhe jemi këtu. Të marrë fund diktati në universitete. Ku janë studentët, është profesorati”, deklaroi Sandër Kovaçi.
Gazeta RD