Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka publikuar pamjet e studenti që përgënjeshtroi Edi Ramën.
Berisha tha se, studenti protestues i mjekësisë i dha Ramës përgjigjen më të shkëlqyer, krahasoni pamjet e këtij guximtari me surratin e një diktatori që dridhet nga krimet e tij.
Berisha: Nuk ka ndodhur në ndonjë vend të Evropës që të plagosurit të kenë frikë të paraqiten në spitale për mjekim.
Shtatë plumba kishte marrë në trupin e tij studenti.
Nuk shkoj dot në spital, tha, se më arrestojnë.
E dëgjuat vetë, para medieve.
Edi Rama kërkon me çdo kusht të provokojë konflikt civil.
U rikujtoj një moment nga Dhjetori ’90.
Si protagonist në ato ngjarje, i kam thënë diktatorit të asaj kohe: konflikti me studentët është konflikt civil.
Konflikti me studentët do të mbjellë në Shqipëri konfliktin civil.
Dhe e kam thënë me bindjen më të thellë dhe e them përsëri se ky konflikt me studentë, me Edi Ramën mund të çojë në konflikt civil.
Nuk do pranojnë kurrë këtë dhunë që ai ushtron mbi ta.
Prindërit, vëllezërit, motrat, qytetarët janë të gatshëm t’i përgjigjen këtij krimineli me të gjitha mënyrat, siç e meriton.
A e patë sa i ulët? Dilte dhe fliste me iniciale se ky është kapur me armë të ftohtë, se ky është kapur përdorues droge, po asnjë ditë dënim, se ky është kapur me prodhim dhe përgjigjen më të shkëlqyer ia dhanë sot nga protesta e mjekësisë.
Doli studenti, unë jam, tha. Çfarë ishte ai? Ai ishte student me të gjitha dhjeta.
Dhe ky e paraqiste atë si kriminel. Ky nuk ka nder, nuk ka fëmijë, nuk ka familje, nuk ka asgjë.
Ky është monstër.
Ftoj shqiptarët të krahasojnë fytyrën e këtij studenti guximtar me surratin e një diktatori, që dridhet nga krimet e tij.
Gazeta RD