Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë.
Veprimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa këta të fundit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.
Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa studentëve u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, të cilët kanë dalë në mbështetje të kërkesave të të rinjve.
Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Gazeta RD