Përmes një reagimi në rrjetin social X, McGovern thekson se qytetarët dalin në rrugë kur qeveria nuk u përgjigjet nevojave të tyre. Ai nënvizon gjithashtu se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare.
Në reagimin e tij, McGovern i bën thirrje qeverisë shqiptare t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë kërkesat e qytetarëve.
“Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e qytetarëve”, thekson ai.
“Po i ndjek me shqetësim protestat në përshkallëzim në Shqipëri. Njerëzit dalin në rrugë kur qeveria e tyre nuk u përgjigjet nevojave të publikut. E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore mbrohet nga e drejta ndërkombëtare. Qeveria duhet t’i japë fund dhunës ndaj protestuesve, të garantojë sundimin e ligjit dhe të dëgjojë aspiratat e qytetarëve”, shkruan Jim McGovern: .
Gazeta RD