Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit

Gjatë protestës në Tiranë, protestuesit i kanë vënë flakën njërës prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Mjedisit, duke shkaktuar djegien e derës së institucionit. Flakët janë shuar pas disa minutash.

Më herët, situata është tensionuar edhe në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, ku protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash dhe kanë bllokuar qarkullimin rrugor.

Ndërkohë, grupe protestuesish janë shpërndarë në disa pika të kryeqytetit, përfshirë zonën pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshit “Skënderbej”.

About Redaksia

Check Also

Protesta studentore, “Bloomberg”: Rritet presioni mbi Ramën, shtohen thirrjet për dorëheqje

Protesta e sotme studentore është pasqyruar edhe nga media e njohur amerikan “Bloomberg”, e cila …