Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke pretenduar se policia ka përdorur municion me zara hekuri kundër protestuesve.
Deputetja i është drejtuar Prokurorisë, duke kërkuar që të hetohen rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.
“Ja plumbat me zara hekuri! Këto janë disa nga mjetet me të cilat policia kriminale ka goditur protestuesit! Ku është Prokuroria? Kërkohet hetim i menjëhershëm, për të identifikuar personat përgjegjës dhe për t’i vënë ata para drejtësisë. Askush nuk është mbi ligjin! Kushdo që ka ushtruar dhunë barbare ndaj protestuesve duhet të mbajë përgjegjësi personale”, shkruan Xhixho.

Gazeta RD
