Protesta studentore, “Bloomberg”: Rritet presioni mbi Ramën, shtohen thirrjet për dorëheqje

Protesta e sotme studentore është pasqyruar edhe nga media e njohur amerikan “Bloomberg”, e cila shkruan se “thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë shtuar”.

“Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama hodhën gurë dhe u vunë flakën objekteve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome”, shkruan Bloomberg.

Më tej gazeta e vijon duke shkruar se “protestat e rregullta, të udhëhequra nga studentët, po zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë prej rreth dy javësh. Ato janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz”.

Duke u ndalur te protesta e sotme (24 tetor), Bloomberg raporton se u mblodhën  një numër i madh pjesëmarrësish, pasi studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike.

“Përplasjet u përqendruan në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku protestuesit shkëputën gurë nga trotuaret dhe hodhën sende në drejtim të policisë. Koshat e mbeturinave u dogjën, ndërsa konfrontimet u përhapën edhe në zona të tjera të Tiranës.

Përpara protestave, Rama deklaroi se qeveria e tij po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Këto janë tema që ngjajnë me ato të lëvizjes së protestave që po zhvillohet aktualisht në Francë”, shkruan media amerikane.

bloomberg

About Redaksia

Check Also

Tirana në këmbë/ “O Ramë, a të pëlqen dialogu?”

Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në ditën e 12 të protestës kundër qeverisë. Qytetarët …