Adriana KALAJA
Siç edhe e kam bërë publike, më datë 14 tetor, kam depozituar një kallëzim penal për veprimet tejet të dhunshme në dy ditët e para të protestës, kundër Ervin Demo dhe gjithë zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, për veprat penale nga “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarja e masave për të ndërprerë veprimet e paligjshme”, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, “Pengimi në të drejtën për t`u shprehur, grumbullluar apo manifestuar”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve”, të gjitha veprimet të kryera “në bashkëpunim”, dhe “në rrethana rënduese” si dhe çuarjen e tyre para GJKKO.
Po kështu, në këtë kallëzim penal, kam kërkuar nga SPAK, paraqitjen e kërkesës pranë GJKKO, për marjen e masave të pezullimit nga detyra për të kallëzuarit prej nesh, për shkak të pozicionit të tyre, dhe që ka rrezik potencial për:
a. Prishjen dhe manipulimin e provave;
b. Intimidimin e dëshmitarëve.
Prej ditësh, SPAK dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, jo vetëm që nuk ka guxuar të fillojë hetime kryesisht, por as nuk ka denjuar të fillojë hetimet bazuar në këtë kallëzim penal bërë më datë 14 tetor.
Ndërkohë që heshtja dhe pasiviteti i këtyre institucioneve ligjzbatuese, tashmë bëhet edhe hapur, edhe për shkak të presionit politik por sidomos të lidhjeve të Brahos me Demon, më datë 22 tetor, u detyrova të depozitoj një kallëzim penal:
KUNDËR: – Edi Rama me funksion publik Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
– Ervin Demo me funksion publik Ministër i Brëndshëm;
– Skënder Hitaj me funksion publik Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
– Oliger Torba, me funksion publik Drejtor i Drejtorisë së Policisë Tiranë;
– Artur Prifti, me funksion publik Drejtues i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë;
– Shkëlzen Metushi, me funksion publik Drejtues i Repartit Shqiponja;
– Klevis Qose, Drejtues i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore;
– Drejtues të Komisiariatit Nr.1 Tiranë;
– Drejtues të Komisiariatit Nr.2 Tiranë;
– Drejtues të Komisiariatit Nr.3 Tiranë;
– Drejtues të Komisiariatit Nr.4 Tiranë;
– Drejtues të Komisiariatit Nr.6 Tiranë;
– Çdo person i pa identifikuar më sipër që kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve, gazetarëve dhe protestuesve me pasoja të rënda për jetën në protestave të datave 14 tetor e vijim, në protest, gjatë shoqërimit dhe brënda ambienteve të Komisiariateve 1, 2, 3, 4 dhe 6, si dhe çdo person tjetër që me veprimet apo mosveprimet e veta, rezulton pas hetimit Tuaj që ka përgjegjësi penale në lidhje me dhunën brutale të ushtruar ndaj protestuesve.
OBJEKTI: 1. Fillimin dhe rregjistrimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej meje për kryerjen e vepres penale “Vrasje e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 22 i Kodit Penal, “Genocid”, parashikuar nga neni 73 i Kodit Penal, “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal, “Tortura”, parashikuar nga neni 86 i Kodit Penal “Tortura me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 87 i Kodit Penal, “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal, “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” parashikuar nga neni 88/a i Kodit Penal, “Dëmtimi të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal, “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, “Thirrje për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Mosmarja e masave për të ndërprerë gjëndjen e paligjshme” parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së shtetasve”, parashikuar nga neni 253 i Kodit Penal, “Skelja e paprekshmërisë së banesës”, parashikuar nga neni 254 i Kodit Penal, “Pengimi në të drejtën për t`u shprehur, grumbullluar apo manifestuar”, parashikuar nga neni 261 i Kodit Penal, “Përhapja e informacioneve të rreme që përhapin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal, “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal, “Kanosja për të mos kallëzuar”, parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal, “Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve”, parashikuar nga neni 314 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, të gjitha veprimet të kryera “në bashkëpunim”, sipas parashikimit të nenit 25 te Kodit Penal dhe “në rrethana rënduese” sipas parashikimit të nenit 50 të Kodit penal, si dhe çuarjen e tyre para GJKKO.
2. Paraqitjen e kërkesës pranë GJKKO, për marjen e masave të sigurimit personal, asaj të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, ndaj punonjësve të identifikuar të Policisë së Shtetit që kanë kryer akte dhune ç`njerëzore dhe barbare me pasoja të rënda ndaj protestuesve.
3. Paraqitjen e kërkesës pranë GJKKO, për marjen e masave të sigurimit personal, asaj të “pezullimit nga detyra”, parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal, për të kallëzuarit prej nesh, për shkak të pozicionit të tyre, dhe që ka rrezik potencial për:
a. Prishjen dhe manipulimin e provave;
b. Intimidimin e dëshmitarëve.
Nisur nga ngjarjet horror të mbrëmshme, ku dhuna jo vetëm nuk kurseu as kalimtarët, por video e bërë publike, ku drejtues të narco policisë, jepnin urdhëra që të sulmoheshin me gaz, ujë dhe fishekë gome “pa kursyer askënd”, vërtetoi katërcipërisht se mosreagimi i instituciove të drejtësisë, edhe kur në shkojmë më kallëzime penale, i bën bashkëpunëtorë në krim.
Ndërkohë që një të riu mbrëmë i është marë drita e syve e dhuna shtazarake nuk ka kursyer askënd, çfarë presin të ndodhë më shumë Braho dhe Çela për të vepruar në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, përsa kohë që autorët e këtyre krimeve janë identifikuar?
Kush nga veprat penale që kemi kallëzuar nuk është konsumuar nga dita e parë dhe deri mbrëmë dhe çfarë bënë ata për ta parandaluar?
Ata mund të vijojnë të mos reagojnë e kjo minimalisht i ben të jenë përpara veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, por pasojat që do të ketë nesër ky mosreagim i tyre, i bën BASHKËFAJTORË.
Ndaj për këtë:
Unë po mbaj shënime;
Unë i pashë e po i shoh;
Unë nuk harroj dhe, ata do paguajnë pjesën e tyre, që në këtë rast nuk është e VOGËL.
Shumë shpejt……..
Gazeta RD