Berisha: Autokrati i Beogradit nuk zgjodhi rrugën e Çausheskut, uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat tha se, autokrati i Beogradit nuk zgjodhi rrugën e Çausheskut, uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij.

Berisha: Por dje, atë që për dekada nuk e bëri komuniteti ndërkombëtar, e bëri me një meritë të pamohueshme rinia dhe kombi serb, që mençurisht përmbysi nga froni bajlozin e krimit dhe de facto e dorëzoi në Hagë.

Përveç kësaj, dje serbët në meritën e tyre të pamohueshme me votën e tyre realizuan funeralin e partisë simotër të partisë së krimit në Shqipëri, partisë së Sllobodan Millosheviçit të kryesuar nga Ivica Daçiç, të cilën e lanë jashtë parlamentit.

Gjithashtu, theksoj se Aleksandër Vuçiç i thirri mendjes dhe zgjodhi jo rrugën e Çausheskut, por humbjen e thellë dhe burgun për krimet e tij.

Studentët, kauza e tyre fitoi.

Uroj që zoti Stradanoviç në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe vendit të tij të ndjekë një politikë të fqinjësisë së mirë, pro-perëndimore dhe të shkëputet nga politika vasale ndaj Kremlinit.

Së fundi, rrëzimi i autokratit të Beogradit nga pushteti prej qytetarëve të Serbisë është një goditje e rëndë në brez për argatin e tij në Tiranë, narkodiktatorin Edi Rama, Padrinon e Shqipërisë që qeveris i bazuar në lidhjet e krimit, kartelet e drogës dhe vjedhjen e shqiptarëve si dhe duke shtypur me metoda policore terroriste studentët dhe qytetarët shqiptarë.

Uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij dhe të zgjedhë sa më shpejt midis fatit të padronit të tij në Beograd dhe Çaushit të Beogradit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës

Ambrozia Meta, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit. Nga këto zhvillime kemi harruar një …