Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, duke kërkuar hetim të pavarur dhe llogaridhënie për përdorimin e forcës nga policia.
Në reagimin e tyre, Demokratët Evropianë thekosojnë se i riu u qëllua në sy me një plumb gome nga policia dhe se shikimi i tij është në rrezik.
Ata kanë kritikuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai është përpjekur t’i atribuojë vetes meritat për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut, ndërsa shtojnë se ky pretendim është kundërshtuar publikisht nga familja e Vishkullit.
Demokratët Evropianë kërkojnë dhënien fund të asaj që e cilësojnë si dhunë joproporcionale nga policia, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për llogaridhënie dhe jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të plagosur.
Reagimi i PDE / EDP – Demokratët Evropianë:
E çfarë bën Edi Rama? Ai përpiqet t’i atribuojë vetes meritat për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut — një pretendim që është hedhur poshtë publikisht nga vetë familja e Erjonit.
Z. Rama, mbrojtja e qytetarëve është detyra juaj, jo një akt bujarie personale. Kujdesi mjekësor është një e drejtë, jo një favor nga Kryeministri.
Shqipëria ka nevojë për llogaridhënie, jo për vetëpromovim politik në kurriz të një të riu të lënduar, Erjon Vishkulli
Gazeta RD
