E keni parë fytyrën e zverdhur të autokratit Rama?

Nga Rezenbrik Serjani

Që të kuptojmë se çfarë e pret Edi Ramën, mjafton të shohim fytyrën e tij të zverdhur të ngrirë, thuajse të pajetë.

Ky armik i shpresës së shqiptarëve, ky shkatërrues i pashembullt, ky padrino mjeran, që për hir të karriges së tij, si autokrati i fundit i Ballkanit, kërkon ta çojë vendin drejt një krize të paprecedentë, e ka të paracaktuar fatin e tij.

Jo vetëm që do të largohet me turp, por ky kodosh pushteti, fodull dhe i mbetur pa shokë, sepse i tillë është, i mbyllur në vetminë e arrogancës së tij, do të përballet me fatin që u rezervon historia drejtuesve që e ngatërrojnë pushtetin me pronën e tyre. Dhe një fund të tillë politik e meriton, për çdo padrejtësi dhe politikë antikombëtare që ka ndërmarrë në kurriz të shqiptarëve.

Rruga e tij e vetme, pas çdo kalkulimi, pas çdo mekanizmi dhe pas çdo përpjekjeje për të mbajtur peng institucionet, mbetet vetëm dorëheqja. Sa më shumë ta vonojë, aq më i rëndë do të bëhet turpi i largimit të tij.

Fytyra e tij e tej zverdhur thotë gjithçka!

Nga një dalje publike në tjetrën, përmes filtrave të propagandës dhe monologjeve boshe, në përpjekjet e sforcuara të ditëve të fundit për të ruajtur fasadën e pushtetit, fytyra e tij duket gjithnjë e më e ngrirë, gjithmonë e më e zverdhur.

Sepse shqiptarët, studentët dhe të rinjtë e këtij vendi janë shndërruar në makthin e tij më të madh. Sepse përballë tyre ka qëndruar me dhunë për 14 vite e gjithë pesha e politikave antikombëtare, arroganca e një pushteti që nuk dëgjon dhe një autokrat që mendonte se ishte “Zoti mbi tokën shqiptare”.

Prej dy javësh, Edi Rama nuk është më kryeministër i shqiptarëve. Madje, as në sytë e atyre që dikur e mbështesnin pa rezerva. Edhe patronazhistët e tij, ata që për vite me radhë kanë qenë pjesë e mekanizmit të pushtetit, po e braktisin anijen që po merr ujë, ashtu si minjtë që e ndiejnë të parët fundin e saj.

Edi Rama e di këtë. E di se pushteti mund të mbetet në duart e tij edhe kur autoriteti politik fillon të shembet. E di se mund të kontrollosh institucionet, të zotërosh ekranet dhe të prodhosh propagandë, por nuk mund ta detyrosh një popull të të besojë. Dhe pikërisht kjo është ajo që duket se e rëndon më shumë: vetëdija se pushteti mund të vazhdojë të ekzistojë formalisht, ndërsa legjitimiteti i tij politik gërryhet nga dita në ditë; ai ka rënë bashkë me të.

Janë ato çaste që autokratët i mendojnë gjithmonë sikur nuk do vijnë kurrë. Çastet kur kuptojnë se frika nuk funksionon më, se arroganca nuk i hesht më njerëzit dhe se populli që e kanë trajtuar si spektator u kthehet me të gjitha format.Atëherë fjalët bëhen më të zbrazëta, daljet publike më të sforcuara dhe pushteti, sado i fortë të duket, fytyra e autokratit zbehet e zverdhet dhe bëhet e pajetë.

Këto dy javë, si vazhdim i katër muajve të rezistencës dhe protestës qytetare e rinore, i kanë dhënë një përgjigje të qartë arrogancës së këtij kryeministri antishqiptar.Një përgjigje që nuk mund të fshihet pas propagandës, as të shuhet me monologje televizive.

Përballë tij qëndron një brez që nuk pranon t’i nënshtrohet, një rini që kërkon të ardhmen e vet dhe qytetarë që kërkojnë llogari për vendin e tyre.

Dhe ai që dikur sillej sikur pushteti i përkiste përgjithmonë, sot ka vetëm një rrugë: të mos vonojë DORËHEQJEN.

Sepse, në fund, asnjë karrige nuk është më e fortë se urrejtja popullore!

Nga ana tjetër Edi Rama, për fatin e tij të mirë dhe të keq, ka rastin të tregohet një herë të vetme “burrë”, nëpërmjet dorëheqjes, që shqiptarët, studentët dhe qytetarët ja kanë firmosur dhe paracaktuar. Thjesht mos t’a vonojë!

About Redaksia

Check Also

Zuzarët

Nga Klodian TOMORRI Një pabesi e tillë ndaj biznesit dhe sipërmarrjes vendase nuk ishte parë …