Berisha tregon fotot e dhunës policore: Kurrë nuk do i zmbrapsni studentët, pas tyre është një popull i tërë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në Kuvend, tregoi fotot e dhunës policore ndaj studentëve. Berisha tha se, kurrë nuk do i zmbrapsni studentët, pas tyre është një popull i tërë.

Berisha: Ja fytyra juaj.
Ja fytyra e regjimit tuaj.
Ja heronjtë.
Mendoni se do të zmbrapsni këta?
Mendoni se mund t’i blini studentët?
Kurrë nuk mund ta bëni atë.
Prandaj ikni më mirë se do u përzënë.
Jeni të gjithë kontingjenti i Lubisë dhe i Ed Ramës.
Çfarë do bëni ju kur Lubia dhe Edi Rama të shkojnë atje ku e kanë vendin?
Do shkoni edhe ju se jeni bashkëkriminelë.
Se keni bërë krime së bashku me ta, se keni mbrojtur vjedhjet e tyre, se keni votuar vjedhjet e tyre.
Ndaj dhe thërrisni mendjes.
I thërrisni mendjes. Në u ka mbetur qoftë edhe një nanogram ndërgjegje njerëzore, ikni nga parlamenti si turpi i madh në histori që i keni bërë këtij tempulli me praninë.
Dilte ai Mazniku i turpit, 900 mijë euro në dyshekë iu gjetën.
Po, po, flinte mbi paratë e vjedhura dhe Rama e dërgonte të përballej…
A e patë si e bënë studentët atë? Se si ia marrin fytyrën që nuk e ka.
Dilni, dilni se do shkoni atje ku e keni vendin.
Mendoni ju të shtypni studentët? Kurrë.
Mendoni ju se vërtet do fitoni mbi ta? Kurrë.
Studentët kanë një popull me vete. Studentët kanë Evropën dhe botën me vete.
Kurse ju keni të ardhme burgun, burgun dhe burgun, atje ku e keni vendin për krimet që keni kryer.
Ndaj më mirë sot vendosim të shkrihet ky parlament krimi, t’i hapim rrugën zhvillimeve, t’i hapim rrugën vendit.
Padroni i Edi Ramës në Beograd hapi rrugën, e pa që do e zvarrisnin, e pa që do përfundonte në Danub dhe para Danubit, ujërave të ftohta, kufomë në ujërat e ftohta të Danubit, zgjodhi burgun.
E pati atë mençuri.
Po ku i juaji nuk fle nga krimet e tij.
Ky ka kryer krime monstruoze.
Ky ka ndërtuar narkoshtetin në Shqipëri.
Në qoftë se ai në Serbi rriti rrogat dhe pensionet e qytetarëve të vet nga më të ulëta 20 përqind se në Shqipëri në vitin 2013, i rriti në mbi 50 përqind se në Shqipëri.
Prodhimi industrial u rrit, eksportet u dyfishuan, kurse ju shkatërruat prodhimin me drogën tuaj.
Shkatërruat eksportet, përzunë në rrugët e botës mbi 47 përqind të shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale: Parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një deklaratë ka shprehur shqetësimin e saj …