Në videon e Syrit shihet momenti kur një gardiste shtyn deputetet e opozitës për të zbritur nga podiumi ku ndodhen ministrat dhe më pas në ndihmë të saj vijnë dhe disa gardistë të tjerë me qëllim që ti zbrapsin deputetët e opozitës.
Mes tensioneve dhe përplasjeve kreu i kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu për të dytën herë seancën plenare këtë herë në pritje të ish zv/kryeministres Belinda Balluku në mënyrë që të plotësojë 84 votat për ligjin për Bankën. Pasi ky ligj kërkon shumicë të cilësuar 84 vota. Deputetja e PS-së Milva Ekonomi nuk ndodhet në seancë dhe duhet patjetër prania e Ballukut për të arritur shumicën e cilësuar. Më herët mbërriti në parlament dhe kryeministri Edi Rama.
‘Vetëm për ligje të tilla, sikurse ndodhi për reformën territoriale ashtu dhe për bankën, pra ligje që kërkojnë shumicën e cilësuar, pasi në të gjitha seancat e tjera mungon.
Ka qenë mungesa e kryeministrit Edi Rama në qendër të debateve të opozitës, e cila ka kërkuar që për çështje të rëndësishme, skandale të njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë dhe protestat që kanë përfshirë vendin kreu i qeverisë të jetë në seancë e të japë llogari”, informon nga parlamenti gazetarja e Syri Tv Marsi Korreshi.
Gazeta RD