Tabloidi britanik, “Daily Mail” i ka bërë jehonë vendimit arbitrar të qeverisë shqiptare për të gjobitur qytetarët që marrin pjesë në tubime apo protesta.
Mail shkruan se Shqipëria ka vendosur një gjobë prej 6,000 dollarësh për njerëzit që qëndrojnë në turma ku ndodh dhunë ose plaçkitje, edhe nëse nuk marrin pjesë drejtpërdrejt.
Një veprim i tillë, shkruan “Mail”, vjen në mes të protestave në rritje anti-qeveritare në kryeqytetin Tiranë, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Sipas tabloidit britanik, lëvizja e udhëhequr nga studentët është zgjeruar nga kundërshtimi ndaj një projekti të diskutueshëm resorti në shqetësime më të gjera për korrupsionin, kujdesin shëndetësor dhe mundësitë e kufizuara për të rinjtë.
“Mail” shkruan gjithashtu se masat e reja, lejojnë policinë të kufizojë tubimet në zonat me rrezik të lartë dhe do të kërkojnë miratimin parlamentar brenda 45 ditëve për të qëndruar në fuqi.
Gazeta RD