Në ditën e 17-të të protestës, të rinjtë, studentët dhe qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.
Protesta ka nisur pranë Parlamentit, për të vijuar më pas te Ministria e Arsimit dhe Sportit, përpara se protestuesit të marshonin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Studentë janë shprehur se kërkesat e tyre janë të panegociueshme. Gjithashtu kanë refuzuar edhe ftesën e kryeministrit për dialog, duke u shprehur të vendosur se duan vetëm largimin e Ramës.
Ndërsa të shtunën është njoftuar protestë kombëtare.
Gazeta RD