Qeveria e Ramës si lumi i Lanës

Nga Agim XHAFKA

Drejt këtij titulli më çuan përgjigjet në një anketë të qindra qytetarëve. Pyetja qe e thjeshtë:

-Ç’emër i vendosni qeverisë?

Shumica, një emër: “Qeveri m…ti”. E pas kësaj përfytyrova krejt ecurinë 13-14 vjeçare të Ramës 1, 2, 3, 4. Serbes, i kuruar, i pasuruar, i qeshur, përbuzës, cinik, arrogant, grabitqar, mashtrues, hileqar, marifetçi. Një mal me vese mbi kurriz. Si fasadë një buzëqeshje a ngërdheshje që ka në thelb talljen me popullin. Kaq rëndë kjo tallje kur gjysma e shqiptarëve braktisën e po braktisin atdheun, ata që kanë ngelur shohin çdo natë ëndrra me ikje, të moshuarit në vetminë e tyre numërojnë qindarkat që ua hedh qeveria si pension.

Kështu dhe Lana. Lumë që si zonjë bën ecje solemne çdo ditë mes për mes kryeqytetit. Krenare, e avashtë, e zbukuruar anash me pemë dhe lëndina, e ndriçuar me neone, e zbukuruar me ura dekorativë. Por në bark mbart të pëgërat e një milion banorëve. I gëlltit te shtrati i saj, i përmbledh të gjitha pa u qarë e u ankuar. Shëtit muti masiv dhe përshëndetet nga pallatet, nga ndërtimet e shumta. Gëzohet që sasia e shkarkimeve shtohet e shtohet dhe kënaqet përherë kur në det derdh gjithë jashtëderdhjet njerëzore. E lumtur që veç dhjerjeve shpërndan mbi Tiranë atë aromën kutërbuese. E cila përqafohet me ajrin e helmët e gazin lotësjellës. Një ylber kimik që po na vret çdo çast.

Qeveria jonë është fiks si lumi i Lanës. Një qeveri e lyer dhe e ngjyer. Ama rezultati? Një mut i madh. Përditë dhe më i madh ky muti qeveritar…

About Redaksia

Check Also

Bandat dhe Rama kanë nxjerrë armët

Nga Basir ÇOLLAKU “Veliaj-Agasi” do vrisnin apo vriteshin, ku është sekreti shtetëror?! Erion Veliaj dhe …