Ergys Agasi rrihet barbarisht nga dy të burgosur përjetë!

Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy të paraburgosur që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, gjatë qëndrimit në ambientet e burgut.

Sipas publik.al, pas këtij episodi ai është transferuar në burgun e Fierit, ku dyshohet se është vendosur në vetëizolim me argumentin se i është gjetur një telefon celular.

Rrethanat e këtij zhvillimi ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë e Agasit dhe arsyet reale të transferimit të tij. A po përdoret pretendimi për telefonin celular si pretekst për izolimin e tij, ndërsa episodi i dhunës mbetet pa një sqarim publik?

Një tjetër detaj që bie në sy është koha e transferimit. Agasi u dërgua në burgun e Fierit vetëm një ditë pas Erion Veliajt. Sipas dyshimeve që ngrenë këto rrethana, lëvizja e njëkohshme e dy personave me profil të lartë publik mund të ketë shërbyer edhe për të mos tërhequr vëmendjen nga transferimi i Agasit.

Por mister mbeten ende pyetjet se: Kush i dhunoi Agasin? Pse nuk janë bërë publike rrethanat e incidentit? Dhe a po tentohet të izolohet një person që mund të disponojë informacione të rëndësishme për dosjen AKSHI? /Publik.al

About Redaksia

Check Also

Media zvicerane: Gjobat, ndalimet dhe zonat e protestës, si po kufizohet liria e tubimit në Shqipëri

Zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Këtë herë …