Çensurë! Rama i tmerruar nga revolta studentore, kërkon mbylljen e rrjeteve sociale

Rikthimi te censura duket se është zgjidhja e radhës që ka gjetur Edi Rama, pas përfshirjes së Shqipërisë nga revoltat studentore.

Në një kohë kur qeveria përballet me protesta masive dhe zemërim qytetar, Rama ka hapur një tjetër front kundër rrjeteve sociale, duke propozuar kufizimin e aksesit të të miturve deri në moshën 16 apo 18 vjeç.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, nën justifikimin e mbrojtjes së fëmijëve, Rama po përgatit terrenin për ndërhyrje të reja mbi hapësirën digjitale, me qëllim mbrojten e karriges së tij.

Rama: Kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë e Shqipëri si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme aq edhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales në pikën që kanë nxjerrë psikologët në konkluzionin që shumë nga këta të mitur e konsiderojnë një mundësi të tillë si një mundësi për të hyrë fizikisht në një playstation dhe duhet hapur debati deri kur duhet të kufizojmë aksesin në rrjete sociale të të miturve, dhe deri në cilin kufi moshe, 16 apo 18 vjeç, që të mos kenë më asnjë mundësi që të kenë rrjetet e tyre sociale individuale. Do të fillojmë një konsultim siç bëmë kur na u desh të kufizojmë TiKTok-un, do të fillojmë konsultimin me mësuesit, prindit, shkolla për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit, një gjë e që është një trend i identifikueshëm në një sërë vendesh demokratike.

About Redaksia

Check Also

Kërcënohet gazetarja Alice Taylor

Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor, ka denoncuar se ka marrë kërcënime me vdekje përmes …