Garda, revoltë ndaj Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat!

Garda e Republikës kërkon rritje pagash dhe i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se nuk mund të pritet më për përmirësimin e trajtimit financiar të punonjësve.

Përmes një reagimi publik, strukturat e Gardës u kanë bërë thirrje sektorit të financës dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për hartimin dhe paraqitjen pranë Ministrisë së Financave të programit të rritjes së pagave për punonjësit e këtij institucioni.

Garda thekson se çështja nuk mund të shtyhet më tej. Sipas tyre, që prej vitit 2001, punonjësit e këtij institucioni nuk janë vlerësuar financiarisht në përputhje me përgjegjësitë që mbartin.

“Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme; “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës”programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.

Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cënuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.

Sot protestë kombëtare, Rama kërkon sërish dialog me studentët
Pse kjo rritje është e padiskutueshme?

Profesioni ynë është gjithmonë me “vizë të kuqe”: Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.

Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë NUK DUHET dhe NUK KA KURRË “HERË TË PARË” kur bëhet fjalë për cënimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë Shtetit Shqiptar.

Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse”, thuhet në reagim.

About Redaksia

Check Also

Revolta kundër Ramës/ Edhe demokratët e Beratit i bashkohen protestës studentore në Tiranë

Demokratët e qarkut të Beratit janë nisur që prej orëve të para të mëngjesit të …